Pyetja:

Kur hedhim gurët tek xhemerat-ët, çdo gur a e shoqërojmë me tekbir?

***

Përgjigjja:

Po, të bësh tekbir kur hedh secilin gur, tek të tre xhemerat-ët. Mbasi hedh gurët tek secili prej xhemerat-it të parë dhe të dytë, të ecësh pak përpara, të qëndrosh në këmbë dhe të bësh lutje me duar të ngritura i drejtuar nga Kibleja. Ndërsa tek xhemerat-i i Akabesë (i madhi) nuk qëndron për të bërë lutje pas hedhjes së gurëve, por largohesh.[1]

——————————

[1] Buhariu (1664) dhe Muslimi