Pyetja:

A lejohet që shitësi të marrë kapar nga blerësi dhe në rast se blerësi nuk tregohet korrekt apo tërhiqet nga blerja, a i lejohet fetarisht shitësit që ta mbajë kaparin për vete pa ia kthyer atë blerësit?

***

Përgjigjja:

Allahut i mbështetmi. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin ﷺ, familjen dhe ndjekësit e tij.

Nëse situata është ashtu siç përmendet këtu, atëherë shitësit i lejohet që ta marrë kaparin për vete dhe të mos e kthejë atë. Ky është qëndrimi më i saktë nga dy qëndrimet e dijetarëve, nëse shitësi dhe blerësi kanë rënë dakord më parë për këtë.

Komisioni i Përhershëm i Fetvave në Mbretërinë e Arabisë Saudite; Vëllimi 13, Nr. 15; Pyetja e shtatë e fetvasë me nr. 9388