Pyetja:

Marrja e abdesit, pirja dhe urinimi ndërsa qëndron në këmbë

***

Përgjigjja:

Muslimani mund të marrë abdes në çfarëdo qoftë mënyre që i vjen më lehtë, qoftë ulur, qoftë duke qëndruar në këmbë. Ai, po ashtu, mund të pijë duke qëndruar në këmbë apo ulur, ndonëse është më mirë të pihet ulur. Dhe ai mund të urinojë duke qëndruar në këmbë, nëse është e nevojshme, për sa kohë që askush s’mund ta shohë auretin e tij (organet gjenitale që duhet mbuluar) dhe nëse s’ka rrezik që urina t’i kthehet atij (të stërpiket). Është më mirë të urinohet ulur, sepse kështu vepronte Pejgamberi ﷺ në të shumtën e rasteve.

Fetaua el-Lexhneh el-Da’imeh, 5/202