Pyetja:

Sa i përket atij që merr abdes dhe fillon namazin, mirëpo ndjen se po i rrjedh një pikë (urine) ndërsa falet, a e zhvlerëson kjo namazin e tij apo jo?

***

Përgjigjja:

Vetëm ndjesia nuk e zhvlerëson abdesin e as nuk është e lejueshme për të të largohet nga namazi i detyrueshëm, për shkak të vetëm një dyshimi. Është vërtetuar nga Pejgamberi, ﷺ, që ai qe pyetur lidhur me një njeri që ndjen diçka ndërsa është në namaz, dhe ai tha: “Ai nuk duhet të largohet, derisa të dëgjojë zë apo të ndjejë erë“. [1] Për sa i përket rastit kur ai është i sigurt për derdhje të urinës në maje të penisit, atëherë abdesi i tij zhvlerësohet dhe ai duhet të pastrohet nga kjo, përveç nëse ka mospërmbajtje urine, në ç’rast namazi i tij nuk zhvlerësohet për shkak të kësaj, për sa kohë që vepron siç është urdhëruar. Allahu e di më së miri.

Shejh ul-Islam Ibn Tejmije, “Mexhmu’el-Fetaua”, vëll. 21, faqe 219-220

———————————–

[1] Buhariu, në librin e Abdesit, me numër 137; Muslimi, në librin e Menstruacioneve, me numër 361; Ebu Davud, në librin e pastrimit me numër 176.