Pyetja:

A keni dhënë fetva se, nëse një grua me menstruacione pastrohet gjatë ditës në ramazan, ajo mund të hajë e të pijë dhe s’ka nevojë të përmbahet gjatë pjesës së mbetur të ditës, dhe e njëjta vlen për një udhëtar i cili vjen gjatë ditës? A është e saktë kjo dhe cila është dëshmia për këtë?

***

Përgjigjja:

Po, ajo që keni dëgjuar, dmth., nëse një grua me menstruacione pastrohet gjatë ditës, ajo mund të hajë e të pijë, pa pasur nevojë të përmbahet për pjesën e mbetur të ditës dhe se e njëjta gjë vlen edhe për udhëtarin i cili arrin në shtëpi gjatë ditës, është e saktë. Ky është njëri nga dy qëndrimet e imam Ahmed dhe, po ashtu, është pikëpamja e Malikut dhe Shafi’iut.
Është transmetuar nga Abdullah ibn Mes’ud (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se ka thënë: ”Kushdo që ha në fillim të ditës, le të hajë edhe në fund të saj”.
Dhe është transmetuar se Fakihu Xhabir ibn Jezid Ebul-She’the, i cili qe një nga imamët e
tabi’inëve, u kthye në shtëpi nga një udhëtim dhe e gjeti gruan e tij të pastër nga
menstruacionet atë ditë, kështu që pati marrëdhënie seksuale me të. [1]
Sepse s’ka kuptim të përmbahesh nga ngrënia dhe pirja, meqë agjërimi vlen vetëm nëse
bëhet nga agimi. Dhe është e lejueshme për këta njerëz të mos agjërojnë në fillim të ditës, edhe nëse e dinë se është ramazan. Allahu na ka urdhëruar të përmbahemi nga ngrënia dhe nga pirja nga fillimi i ditës, nga koha e agimit, por në atë kohë për këta njerëz nuk vlen ky obligim, kështu që prej tyre nuk kërkohet të përmbahen nga ngrënia dhe nga pirja. Allahu i ka urdhëruar udhëtarët dhe gratë me menstruacione ta kompensojnë agjërimin nga ditët tjera. Nëse presim që ai të përmbahet nga ngrënia dhe nga pirja, atëherë do të kërkonim prej tijmë shumë sesa që ka urdhëruar Allahu. Sepse, në këtë rast, do të kërkonim prej tij të përmbahet nga ngrënia dhe nga pirja në atë ditë si edhe ta kompensojë atë ditë, kështu që do të kërkonim që ai të bënte dy gjëra, ndonëse vetëm njëra prej tyre kërkohet, që është kompensimi i ditëve të humbura. Kjo është dëshmia më e qartë se ne s’duhet të përmbahemi nga ngrënia dhe nga pirja në këtë kohë … por s’duhet të hamë e të pimë haptazi, sepse kjo mund të ketë pasoja negative.

Shejh Ibn Uthejmin, “Fetaua es-Sijaam”, f.102

———————————–

[1] Mugnij