Pyetja:

Nëse një grua ndien paraqitjen e gjakut apo ndien dhimbjet e menstruaconeve por akoma nuk i vjen gjakderdhja derisa të ketë perënduar diell. Gruaja në rastin e tillë a obligohet me kompensim të agjërimit?

***

Përgjigjja:

Nëse gruaja e tillë ndien dhimbjet e manstruacioneve duke qenë agjërueshëm dhe fillon të kuptoj, sipas traditës së saj, se kanë filluar t`i paraqiten ato mirëpo nuk i paraqitet dalja e gjakut veçse pas perëndimit të diellit në këtë rast agjërimi i saj është i plotë dhe nuk ka nevoj ta kompensoj pas Ramazanit. Nëse agjërimi është farz (Ramazan) do të thotë se e ka kryer obligimin e asaj dite, ndërsa nëse agjërimi është vullnetar nuk i humbet shpërblimi.

Shejh Uthejmini, “52 pyetje dhe përgjigje rreth dispozitave të menstruacioneve”, fq. 11-12

Përshtati: Lulzim Susuri