Pyetja:
A është e lejueshme për atë që agjëron të puthë gruan e tij dhe të luajë me të në
krevat gjatë ditëve të Ramazanit?
***
Përgjigjja:
Po, është e lejueshme për atë që agjëron të puthë gruan e tij dhe të luajë me të
gjatë ditëve të Ramazanit. Mirëpo, nëse ai sekreton farë (spermë), atëherë agjërimi i tij
anulohet. Nëse kjo ndodh gjatë ditëve të Ramazanit, është e detyrueshme që ai të
përmbahet (nga të gjitha ato gjëra që anulojnë agjërimin) për pjesën e mbetur të ditës
dhe është e detyrueshme që ai ta kompensojë agjërimin për atë ditë. Nëse kjo ndodh në
ditët tjera veç Ramazanit, atëherë agjërimi i tij anulohet por s’është e detyrueshme që ai të përmbahet. Mirëpo, nëse agjërimi i tij është çfarë ka qenë e detyrueshme për të,
atëherë është e detyrueshme që ai ta kompensojë atë ditë. Nëse agjërimi ka qenë
vullnetar (nafileh), atëherë nuk kërkohet që ai ta kompensojë atë.
Shejh Ibn Uthejmin, “Fetaua Ramadan”, vëllimi 2, faqe 454, Fetaua nr.383