Pyetja:

Nëse gruaja fut gishtin e saj brenda në vagjinë ndërsa pastrohet (pas urinimit), apo nëse ajo vendos pomadë apo tabletë (brenda në vaginën e saj) për trajtim mjekësor, apo nëse doktoresha e vendos dorën e saj apo ndonjë instrument mjekësor (brenda në vaginën e saj), a e bën të detyrueshme guslin ndonjëra nga këto? Dhe, nëse kjo ndodh gjatë muajit të Ramazanit, a e ndërprenë kjo agjërimin e saj dhe a kërkohet nga ajo që ta kompensojë agjërimin?

***

Përgjigjja:

Nëse ndodh ndonjëra nga këto që përmendët, atëherë s’është i detyrueshëm gusli i xhunubllëkut (gjendja e papastërtisë së madhe) dhe as që ndërpritet agjërimi si
rezultat i kësaj.

Komisioni i Përhershëm për Fetva