Pyetje:

A bëhet jobesimtar (kafir) ai që nuk agjëron, edhe nëse s’është i sëmurë apo ndonjë
gjë tjetër, përkundër faktit se ai fal namazet e detyrueshme?

***

Përgjigjja:

Ai që nuk agjëron për shkak se refuzon detyrimin e tij është jobesimtar (kafir) sipas konsensusit. Për sa i përket atij që nuk agjëron për shkak të përtacisë dhe neglizhencës, atëherë ai nuk bëhet jobesimtar, mirëpo ai është në një rrezik të madh për shkak të lënies së një shtylle nga shtyllat e Islamit mbi detyrimin e së cilës është rënë dakord.

Dhe me Allahu qëndron suksesi, dhe Allahu dërgoftë bekime dhe përshëndetje mbi
pejgamberin tonë Muhamed ﷺ dhe mbi familjen dhe shoqëruesit e tij.

Komiteti i Përhershëm për Kërkime Islamike dhe Fetva