Pyetja:

Si është vendimi mbi përdorimin e supositorëve gjatë ditës në ramazan, nëse agjëruesi sëmuret?

***

Përgjigjja:

S’ka gjë të keqe në përdorimin e supositorëve, të cilët vendosen në anus, kur personi të sëmuret, sepse kjo s’është as ushqim, as pije, dhe s’është sikurse ushqimi dhe pija. Ligjvënësi na e ka ndaluar të hamë e të pimë, kështu që, çfarëdo që është si ushqimi dhe si pija, merr vendimin e njëjtë; çfarëdo që s’është si këto, qoftë me emër, qoftë në mënyrën e përdorimit, nuk merr vendimin e ushqimit dhe të pijes.

Komisioni i Përhershëm për Studime dhe Fetva