Pyetja:

Cili është vendimi mbi frazën vijuese, e cila është shkruar në disa libra: “Ju (dmth., muslimanët) jeni mëkëmbës të Allahut në tokë”?

***

Përgjigjja:

Kjo frazë nuk përshkruan domethënien e saktë, meqë Allahu është Krijuesi dhe Pronari i çdo gjëje. Ai asnjëherë nuk ka qenë i munguar nga krijimi apo pushteti i Tij dhe asnjëherë s’ka caktuar mëkëmbës në tokë. Ai vetëm i lejon njerëzit ta pasojnë/zëvendësojnë njëri tjetrin në tokë, në mënyrë që, kur një person, grup a popull të zhduket, Allahu sjell një tjetër pasues/zëvendës për ta populluar tokën. Ai tha: “Është Ai i cili ju bëri të zëvendësoni njëritjetrin në tokë gjeneratë pas gjenerate. Ai ngriti në shkallë disa mbi disa të tjerë që t’ju sprovojë në atë që ju dha.” (Enam: 165)

Ata thanë: ‘Ne (Bijtë e Israilit) kemi pësuar telashe para se të na vije ti dhe prej që ke ardhur ti’. Ai tha: ‘Ndoshta, Zoti juaj do të shkatërrojë armikun tuaj dhe do t’ju bëjë pasues në tokë, me qëllim që të shohë si po silleni’.” (Araf: 125)

“(Kujtoni) Kur Zoti juaj u tha engjëjve: ‘Vërtet, Unë do të vendosi (njerëzimin) gjeneratë pas gjenerate në tokë’.”
Kjo do të thotë që ata janë pjesë e krijimit të Tij e cila i pason/zëvendëson ata që ishin para tyre.
Allahu na dhëntë sukses. Paqja dhe bekimet qofshin mbi Pejgamberin ﷺ, mbi familjen e tij dhe mbi shoqëruesit e tij.

Komisioni i Përhershëm për Fetva, vëll.1, nr. 3014

Abdullah ibn Ke’ud
Abdullah ibn Gudejjan
AbduRrezak Afifi
Abdul-Aziz ibn Baz