Pyetja:
Ai tha në Musned … hadithi i Hudhejfes, i cili tha: ”Ishim me Pejgamberin ﷺ gjatë një funerali. Kur mbërritëm te varri, ai u ul në kërcinjtë e tij dhe nisi të shikonte në të (varr), pastaj tha: “Besimtari shtrydhet në të një herë ashtu që hemâ’il e tij shtypen, kurse mosbesimtari mbulohet me Zjarr’”. Ai tha se hemâ’il janë damarët e testiseve. Çka do të thotë “…damarët e testiseve të tij shtypen”?
***
Përgjigjja:
Shejh Albani: Kjo është një shprehje që tregon ashpërsinë e ndëshkimit. (Përmbledhësi i librit tha: ”Dmth, brinjët e tij shtrydhen aq shumë, saqë edhe testiset do të ndikohen nga kjo”.)
Pyetësi: Domethënë, besimtari do të shtrydhet deri në atë pikë?
Shejh Albani: (Po) Dhe brinjët e tij do të gërshetohen. Kurrkush s’do të shpëtojë nga kjo, bile as Sa’d ibn Muadh, siç tha ai ﷺ në disa hadithe të vërteta.
Pyetësi: Domethënë, ai do të ndjejë dhimbje nga kjo shtrydhje?
Shejh Albani: … pa dyshim. Kur brinjët gërshetohen, kjo është një dhimbje e madhe, por nuk vazhdon. Një shtrydhje, pastaj gjithçka kthehet në gjendjen natyrale. Nëse ai ka qenë person i drejtë, atëherë (do të jetë në gjendje të) njeri i mirë; nëse ka qenë person i keq,
atëherë (do të jetë në gjendje të) njeri i keq, siç kemi shpjeguar se në varr çelet një dritare për të vdekurin.
Pyetësi: Domethënë, s’mund t’i shpëtosh kësaj?
Shejh Albani: (Jo) S’mund t’i shpëtosh kësaj.