Pyetja:

A është e lejueshme të dhurohet gjak?

***

Përgjigjja:

S’ka gjë të keqe në dhurimin e gjakut, sepse gjaku s’është nexhis (papastërti), ai nxirret dhe kjo është e lejueshme. Kjo ka bazë në ligj me fesd (heqje gjaku) dhe hixhame. Nuk shoh ndonjë problem në lejimin e dhënies së gjakut, madje them: kushdo që i dhuron gjak një personi të sëmurë, do të shpërblehet nga Allahu. Sa i përket shitjes së gjakut, kjo është haram dhe mohon dinjitetin dhe fisnikërinë e njeriut, se Allahu ka thënë: “Vërtet, Ne kemi i nderuar bijtë e Ademit…” (Isra: 70)
Personi, pra, është i nderuar dhe nuk lejohet që personi të shesë ndonjë nga organet e
veta. Por, nëse personi është i detyruar të blejë gjak, atëherë mëkati bie mbi shitësin e jo
mbi blerësin. Dhurimi i gjakut një jo-muslimani, po ashtu, është i lejueshëm. Në një vend
përmendet se shejhut, imamit, Muhamed Emin esh-Shenkitit, i cili qe një nga imamët e epokës dhe vdiq njëzet vjet më herët, (kur ishte sëmurë) i qe thënë nga doktorët se do të ishte e nevojshëm gjaku për të, por shejhu u kishte thënë: ”Nuk dua gjak, sepse nuk di si do të ndikojë ky gjak në mua apo nëse dhuruesi ka konsumuar hallall apo haram. Kështu, parapëlqej të jem i duruar me atë çfarë Allahu ka për mua.”
Por, kur gjendja e shejhut ishte përkeqësuar, njëri nga doktorët kishte kërkuar leje nga
biri i shejhut për të përdorur gjakun e dhuruar, meqë babai i tij kishte tepër nevojë për të
dhe umeti kishte nevojë të skajshme për të. Ndonëse babai nuk e kishte lejuar këtë më
herët, i biri i shejhut e lejoi këtë, me qëllim që kjo të bëhet shkak që ai të shpëtonte jetën. Disa nga ata që kishin dëgjuar birin e shejhut të fliste, thonë se, kur gjilpëra iu kishte hequr shejhut, gjaku kishte nisur t’i dilte në një mënyrë të pazakontë, dhe trupi i tij nuk kishte pranuar gjak të tjetërkujt.

Shejh Mesh’hur Hasan Es-Selman

Përktheu: Udha e Besimtarëve