Pyetja:

Nëse personi ka aksione në një kompani dhe s’është i sigurt se kompania paguan zekatin për ato aksione, por ai vetëm është i informuar se kompania e bënë këtë dhe kjo mund të jetë apo të mos jetë e vërtetë. Cili është vendimi mbi këtë?

***

Përgjigjja:

Ti duhet të pyesësh kompaninë që ka aksionet tua nëse paguajnë zekatin për to, apo jo. Nëse kompania paguan zekatin ashtu siç autorizohet nga aksionarët, atëherë aksionarët janë të shkarkuar nga përgjegjësia. Nëse kompania paguan vetëm një pjesë të zekatit, atëherë aksionarët duhet të paguajnë pjesën tjetër. Nëse kompania nuk paguan zekatin për aksionet, atëherë aksionarët duhet të paguajnë zekatin e plotë për aksionet e tyre. Ju duhet të keni parasysh që zekati është i obligueshëm për aksionet që janë të caktuara për tregtim dhe që ofrohen për shitje. Mirëpo, për aksionet e patundshme, që nuk mendohet të shiten dhe janë vetëm për investim, zekati duhet të paguhet për të hyrat e tyre, nëse ato vetë mbërrijnë nisabin (sasia që detyron zekatin) ose kur t’i shtohen pasurisë tjetër dhe të kalojë një vit hënor ndërsa ato janë në pronësi të pronarit të tyre.

Komisioni i Përhershëm për Hulumtime dhe Fetva