Pyetja:
Kam ndërtuar një shtëpi dhe nijeti im para nisjes së ndërtimit ishte që të ketë një xhami nën shtëpinë. Shtëpia është ndërtuar dhe kibla është caktuar, dhe, po ashtu, janë ndërtuar vendet ku merret abdesi… dhe xhamisë i është dhënë një pamje islamike. Mirëpo, dëgjova nga disa njerëz se nuk lejohet të ndërtosh xhami nën shtëpi. Unë më nuk po e shfrytëzoj shtëpinë dhe nuk e kam hapur xhaminë për pesë vite, derisa të marrë vesh se çka të bëj.
***
Përgjigjja:
Nuk ka kurrfarë arsye që xhamia të mos jetë nën shtëpinë, nëse xhamia dhe shtëpia qenë ndërtuar në këtë mënyrë qysh në fillim, apo nëse xhamia formohet në strukturën që gjendet nën shtëpi.
Por, nëse kjo përshtatje bëhet (ndërtohet) mbi xhaminë më vonë, atëherë kjo nuk lejohet, sepse kulmi i xhamisë dhe çfarëdo që gjendet në të, është pjesë e xhamisë.
Fetawa el-Lexhne ed-Da’imeh 5/220, vëll.2