A lejohet gruaja ti jape mes'h mbi shami? Rregullat e dhenjes mes'h mbi mbules apo shami

Pyetja:

A është e lejueshme për gruan t’i japë mes’h mbi shaminë?

***

Përgjigjja:

Qëndrimi i mirënjohur në medhhebin e imam Ahmedit është se ajo bën t’i japë mes’h shamisë, nëse ajo kalon nën mjekër/nofull, sepse është transmetuar se disa nga gratë e sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e kanë bërë këtë. Sidoqoftë, nëse ka ndonjë vështirësi, qoftë mot i ftohët apo e ka të vështirë ta heqë e ta vendosë prapë, atëherë s’prish punë t’i jepet mes’h, përndryshe, është më mirë të mos bëhet kjo.

Shejh Ibn Uthejmin, “Fetaua el-Tahaare”, fq. 171