Pyetja:
A është fshirja e kokës (në abdes) për femrën njëjtë si për mashkullin? A duhet ajo të fshijë deri në fund (të flokëve të saj) dhe pastaj t’i kthejë duart (në pikënisjen e fshirjes), apo mjafton të fshijë brenda kufijve të kokës si të (fshirjes së) mashkullit?
***
Përgjigjja:
Për ne është e obligueshme të dimë që vendimet ligjore janë të njëjta si për femrat, ashtu dhe për meshkujt, përveç në rastin kur vërtetohet ndonjë provë e cila bën dallim mes tyre (mashkullit dhe femrës). Bazuar në këtë, për femrën është ligjësuar fshirja e kokës njëjtë sikurse për mashkullin. Kështu, ajo vendos duart në pjesën e përparme të kokës (ku nisin flokët), pastaj fshin deri në pjesën prapme të kokës (ku mbarojnë flokët), pastaj i kthen prapë duart aty ku filloi, si mashkulli. Dhe për të (femrën) nuk është e obligueshme që të fshijë deri te rrënjët e flokëve, por ajo fshin sipërfaqen e flokëve. Njësoj, nëse mashkulli ka
flokët e gjata deri në krahë, ai s’është i obliguar me tjetër veç fshirjes vetëm të sipërfaqes së flokëve.
Shejh Ibn Uthejmin, “Fetawa Erkanul-Islam”