Pyetja:

A është e lejuar që të përmendësh emrat dhe karakteret e njerëzve kur ndonjë dëshiron të kritikojë ata dhe mënyrën e tyre të të menduarit?

***

Përgjigjja:

Nëse dikush shkruan diçka që kundërshton Sheriatin e pastër dhe e shpërndan atë material, ose nëse ai propagandon atë qëndrim në mediat, është e detyrueshme që ta refuzosh atë dhe të shfaqësh haptazi gënjeshtrat e asaj që thotë. Nuk ka asgjë të keqe në përmendjen e emrit të atij personit ose në paralajmërimin e njerëzve për atë nëse ai thërret në risi (bidat), shirk, ose nëse i thërret njerëzit në atë që Allahu e ka ndaluar ose në mosbindje. Deri në këtë ditë ka patur njerëz të ditur dhe besimtarë nga njerëzit e thirrjes për te e vërteta dhe mbartësit e Sheriatit, që kanë kryer këtë detyrim sinqerisht për Allahun e Madhëruar dhe për mirësinë e shërbëtorëve të Tij, duke e kundërshtuar të gabuarën, ftuar njerëzit te e vërteta, dhe paralajmëruar të tjerët kundër atyre që propagandojnë gënjeshtra dhe retorikë (kelam) shkatërruese.

Shejh Ibn Baz, “Fetaua Islamijeh” vol. 4, fq. 279

Përktheu: Udha e Besimtarëve