Pyetja:

Nëse një djalë i ri hyn në safin e parë për t’u falur, a lejohet ta nxirresh atë në
mënyrë që një i rritur të falet në vendin e tij?

***

Përgjigjja:

“Qëndrimi i saktë është se, nëse ata –dmth djemtë—hyjnë në safat e parë, nuk
është e lejueshme t’i kthejmë mbrapsht. Po ashtu, nëse ata hyjnë në safin e dytë,
ata që vijnë mbas tyre nuk bën t’i çojnë apo t’i lëvizin nga vendi, sepse ata kanë
arritur atë të drejtë para të tjerëve. Pra, nuk është e lejueshme t’i nxjerrim nga
safi, për shkak të domethënies së përgjithshme të haditheve të cilat flasin rreth
kësaj. Sepse nxjerrja e tyre do t’i largonte nga namazi dhe do t’i zmbrapste nga
bërja e garës në këtë. Mirëpo, nëse njerëzit kthehen nga ndonjë udhëtim apo për
ndonjë shkak tjetër, atëherë burrat duhet të formojnë safat së pari, pastaj djemtë
dhe pastaj gratë në fund, nëse edhe ato janë të pranishme. Por, nuk është e
lejueshme t’i nxjerrim ata nga safi, në mënyrë që të rriturit të falen në vendin e
tyre.

Sa u përket fjalëve të Pejgamberit ﷺ: “Le të jenë më së afërti meje të urtët dhe më të denjët”.  Ajo çka mendohet këtu është inkurajimi i të urtëve dhe i të denjëve të nguten për
në namaz dhe të jenë në ballë të njerëzve. Kjo s’do të thotë se, ata që kanë ardhur
para tyre aty, duhet të shtyhen mbrapa për t’ua liruar vendin atyre”. [1]

Shejh Ibn Uthejmin ka thënë:
“Nëse djemtë arrijnë të parët në vend, ata janë më meritorë për të se të
tjerët, për shkak të domethënies së përgjithshme se, ai që mbërrin i pari
diçka që askush para tij s’ka mbërritur, është më meritor për të. Xhamitë
janë shtëpitë e Allahut, ku krejt robërit e Allahut janë njësoj. Kështu, për
shembull, nëse një djalë mbërrin i pari në safin e parë dhe ulet, le të rrijë
aty ku është, sepse, nëse themi se djemtë duhet të largohen nga vendi më i mirë dhe t’i vendosim në një vend, kjo do të bëjë që ata të luajnë, sepse
gjenden së bashku në një saf pa të tjerët”. [2]

Shejhu, po ashtu, tha: “Është e lejueshme për djemtë të jenë në saf, edhe nëse ata e ndërpresin safin, sepse ata janë qenie njerëzore; ata s’janë gurë ose shtylla, kështu që
ata nuk e ndërpresin safin. Dhe s’është e lejueshme që dikush t’i detyrojë
ata t’i lënë vendet e tyre, edhe nëse janë drejtpërdrejt mbas imamit, në
safin e parë, sepse s’është e lejueshme t’i zhvendosësh nga vendet e tyre”. [3]
Allahu e di më së miri.

————————————————

[1] Mexhmu Fetaua el-Shejh ibn Baz [12/400]

[2] El-Sherh el-Mumtij [3/4]

[3] Lika el-Bab el-Meftuh (106/24)