Pyetja:

A mundeni ju lutem të na sqaroni direktivat Islame mbi zgjedhjen e emrave? Me fjalë të tjera, çfarë kriteri duhet të ndjek muslimani për të zgjedhur emrin?

***

Përgjigjja:

Të gjitha lavdërimet i takojnë Allahut dhe paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin ﷺ.

E nderuar motër, lavdërojmë interesimin tuaj për të njohur sa më mirë Islamin dhe mësimet e tij, dhe lusim Allahun e Madhëruar të na ndihmojë që t’i shërbejmë kauzës së Tij, dhe të na e kthejë punën tonë për Hir të Tij.

Islami thekson që muslimanët duhet të kenë dhe tiu japin fëmijëve të tyre emra të mirë. Është transmetuar në hadith që Profeti ﷺ ka thënë: “Ju do të thirreni në Ditën e Ringjalljes me emrat tuaj dhe emrat e baballarëve tuaj, kështu që kini emra të mirë.” [1]

Islami nuk përmend emra specifik që i obligon muslimanët të zgjedhin për fëmijët e tyre, qofshin ato arab apo joarab, femra apo meshkuj. Është ne dorë të njerëzve të zgjedhin emrat për fëmijët e tyre.

Megjithatë, për të zgjedhur emrin duhet të ndjekim disa rregulla Islame:

1. Duhet të jetë emër i mirë, të mos jetë emër i urryer (shpifët) nga njerëzit apo edhe nga vetë fëmija kur të rritet. Ato emra janë që përmbajnë kuptime si shenja të keqe, domethënie djalli, emra njerëzish që janë të njohur për shtypje dhe tepri, e kështu më rradhë. Për këtë arsye ne shohim që Profeti ﷺ i ndryshonte emrat e këqinj në emra të mirë. Për shembull, ai ndryshoi emrin e njërit “Kalilah” (Pak) në “Kathirah” (Shumë), dhe emrin e një tjetrit nga “Asijah” (Mëkatar) në “Xhamilah” ( I bukur), e të tjera.

2. Muslimani nuk duhet tia vëjë emrin djalit të tij “Abdul-Kabah”, “Abdul-Nabi” apo “Abdul-Husajn”, dhe emra të tjerë si këta që nënkuptojnë robëri ndaj të tjerëve sesa ndaj Allahut. Ibn Hazim ka thënë që emërimi i fëmijëve me kësi emrash është i ndaluar nga shumica e dijetarëve musliman, përveç emrit “Abdul-Mutalib.

3. Muslimani nuk duhet të emëroj fëmijën me emra madhështor dhe mburrëse. Kjo mbështet nga hadithi: “Emrat më të urryer tek Allahu në jetën tjetër është i atij njeriu që e thërret veten “Mbreti i të gjithë mbretërve”, sepse veç Allahu është Zoti i të gjithë mbretërve.” [2]

Muslimanët janë gjithashtu të ndaluar të emërojnë fëmijët e tyre me emrat e bukur të Allahut, si për shembull “Ar-Rahman” (Mëshirplotë), Al-Khalik (Krijues), etj.

Është e ndaluar gjithashtu të përdorim si emra cilësitë e Allahut me nyje të shquar, si “Al-Aziz” (Më i fuqishmi) dhe “Al-Hakim” (Më i dituri). Por ato mund ti përdorim pa nyjen e shquar, do me thënë pa ‘Al’ por vetëm “Aziz” dhe “Hakim”.

4. Është e rekomandueshme që t’i emërojmë fëmijët tanë me emra të Profetëve dhe njerëzve të drejtë, kjo që të jenë sa më shumë në kujtesën tonë dhe të shpresojmë që ata do të ndjekin rrugën e tyre dhe të jenë si ata.

Emrat më të mirë janë ata emra që tregojnë përulje (nënshtrim) ndaj Allahut, siç thuhet në hadith: “Emrat më të bukur tek Allahu janë ‘Abdullah’ (Rob i Allahut) dhe ‘Abdur-Rahman’ (Rob i Mëshiruesit)” [3]

E njëjta gjë është me emrat e tjerë që përmbajnë dy pjesë, e para ‘Abd’ dhe e dyta një nga emrat e bukur të Allahut, si ‘Abdul-Alim’.

5. Për sa i përket emrave jo arab, nuk ka ndonjë gjynah në përdorimin e tyre, kur kanë kuptim të mirë në atë gjuhë. Edhepse muslimanët e hershëm ishin arab të pastër dhe jetonin në një atmosferë të pastër arabe, ata i përdornin emrat jo arab për meshkuj apo femra. Për shembull, ‘Mariah’ (Nëna e besimtarëve) nëna e Ibrahimit djalit të Profetit Muhamed ﷺ ishte e njohur me emrin e saj Koptik.

Gjthashtu, shumica e emrave të muslimanëve të hershëm kanë qenë emra bimësh, si ‘Talhah’, ‘Salamah’, ‘Hanzalah’; emra kafshësh dhe zogjësh, si ‘Asad’, ‘Sakr’; emra të objekteve natyrore, si ‘Bahr’ (lumi), ‘Jabal’ (mali); mbiemra të përdorura si emra, si ‘Amir’, ‘Salim’; emra Proftësh dhe njerëzve të drejtë, si ‘Ibrahim’, ‘Jusuf’, etj.

Kështu që muslimani duhet të ketë parasysh këto rregulla kur të zgjedh emra për fëmijët e tij.

Allahu e din më së miri.

Dr. Jusuf Kardavi

Përktheu: Bashkim Aliu

———————————————————-

[1] Ebu Davudi

[2] Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu

[3] Muslimi, Ebu Davudi, Tirmidhiu, dhe Ibn Maxhe

 

Comments are closed.