Pyetja:

A është e saktë të thirren dy ezane, përveç ikametit, në ditën e xhuma?

***

Përgjigjja:

Xhumaja nuk ka tjetër përveç një ezani, i cili thërritet kur ngjitet hatibi në minber, gjë
e cila vërtetohet nga praktika e saktë e Pejgamberit ﷺ. Profeti, ﷺ, dilte për në xhami, kur hynte koha, drejtohej nga minberi, ngjitej në të, kthehej nga njerëzit e pranishëm në xhami, u jepte selam dhe pastaj ulej.

Bilali qëndronte tek dera e xhamisë, duke pritur, dhe, sapo e shihte që Profeti, ﷺ, ulej, Bilali ngrihej dhe thërriste ezanin. Kur Bilali mbaronte, atëherë Profeti, salallahu alejhi ue selem, ngrihej dhe e fillonte hutben.

Ezani që u shtua nga Uthmani (Allahu qoftë i kënaqur me të) në vendin e quajtur Zeura, thirrej para se të hynte koha, me qëllimin që të lajmëroheshin njerëzit për afrimin e kohës se xhumasë, ashtu që njerëzit të përgatiteshin.

Allahu e di më së miri.

Fetaua Muhamed Halil Herras, fq.209

Përktheu: Shuajb Rexha