Pyetja:

Nëse personi është duke falur namaz nafile dhe ai lexon sure të gjata dhe harron disa ajete, dhe përpara tij gjendet një Kuran, a mundet ai të marrë Kuranin që ta kontrollojë atë që ka harruar nga recitimi, apo duhet të ndalet aty ku s’mund ta vazhdojë recitimin dhe të bie në ruku?

***

Përgjigjja:

S’ka gjë të keqe në të dyja këto opsione, për sa kohë që falni namaz nafile. Nëse ai ngatërrohet rreth një ajeti dhe Kuranin e ka afër, s’ka gjë të keqe që të merret ai dhe të shikohet në të, sepse kjo (lëvizje) bëhet për një nevojë që ka të bëjë me namazin. Dhe s’ka gjë të keqe që ai ta ndalë recitimin dhe të bjerë në ruku, sepse nganjëherë, nëse ai bie në ruku, i kujtohen ajetet që i harron. Pra, s’ka gjë të keqe që të bjerë në ruku e t’i kujtohen ato, sepse këtë edhe e dëshironte ai. Dhe, nëse ai s’mund t’i kujtojë (ajetet), duhet të lexojë
çfarë të mundet.

Shejh Ibn Uthejmin, Lika’at el-Bab el-Meftuh, 83/18