Pyetja:

Çka nëse fëmija nën 2 vjeç kalon përpara atij që po falet? A është e domosdoshme që ai të parandalohet dhe mos të lejohet ta bëjë këtë?

***

Përgjigjja:

S’është e lejueshme të lihet fëmija të kalojë përpara atij që po falet. Fëmija s’është përgjegjës për mëkatin ngaqë nuk e ka mbërri moshën e përgjegjësisë, mirëpo, kushdo që gjendet pranë atij që po falet, ai mëkaton nëse ka mundësi për ta penguar fëmijën që të kalojë përpara atij që po falet (e nuk e bën këtë), sepse Pejgamberi, ﷺ, ka urdhëruar që kalimtari të pengohet nga kalimi përpara atij që po falet. [1]

Shejh Salih el‐Feuzan, “Munteka min Fetaua” vëll. 5, faqe 32, fetvaja nr.40

—————————

[1] Buhariu (1/129)