Pyetja:

Jam një person që fal namaz, megjithatë shoh veten të bëj punë të këqija. Çfarë më këshilloni lidhur me këtë, dhe përse namazi im nuk më parandalon nga bërja e punëve të këqija?

Përgjigja:

Këshilla ime ndaj teje është të pendohesh dhe të jesh i sinqertë në kthimin drejt Allahut. Ti duhet të jesh i vëmendshëm për madhështinë e Atij që po e kundërshton dhe për ndëshkimin që Ai u jep atyre që nuk zbatojnë urdhrin e Tij. Ti duhet të kujtosh thënien e Allahut subhanu ue teala “Njoftoji robërit e Mi se Unë, vërtet, fal shumë dhe jam mëshirëplotë, dhe ndëshkimi Im është ndëshkimi më i rëndë.” (Hixhr, 4950) Prandaj, kërko nga Allahu të të falë dhe të të mëshirojë dhe, krahas kësaj, ki frikë nga ndëshkimi i Tij. Meqenëse namazi yt nuk po të parandalon nga bërja e punëve të këqija, atëherë, ndoshta, kjo ndodh për shkak të mangësive në të. Sepse namazi që parandalon nga punët e liga është namazi i plotë, namazi që është në përputhje me atë që erdhi Pejgamberi ﷺ, namazi që kryhet sipas sunetit. Jo çfarëdo namazi parandalon nga ligësitë dhe punët e këqija, por vetëm ai namaz që kryhet në mënyrën e kërkuar. Allahu ka thënë: “… Vërtet namazi parandalon nga el-Fahshaa (ligësitë, gjynahet e mëdha të çdo lloji, marrëdhëniet e paligjshme seksuale) dhe nga el-Munker (mosbesimi, idhujtaria, dhe çdo punë e keqe) …” (Ankebut, 45) Dhe kjo i referohet namazit që bëhet në mënyrën e saktë.

Shejh Ibn el-Uthejmin, “Silsilah el-Likaa esh-Shehri”