Pyetja:

A është e lejuar që femra t’ia paraqesë ofertën vëllait musliman, duke qenë si ia di virtytet dhe cilësitë e tij, ashtu siç e kishte bërë Hatixheja ? Cilat janë kushtet që femra t’ia paraqesë ofertën për martesë ndonjë vëllait musliman, nëse i pëlqen morali i tij dhe kapja pas Kur’anit dhe Sunnetit të të dërguarit të Allahut?

***

Përgjigjja:

Nëse gjendja është ashtu siç potencohet në pyetje, është e lejuar që femra t’i paraqesë ofertën mashkullit për martesë. Në këtë nuk ka kurrfarë pengese. Këtë e ka vepruar Hatixheja, radiAllahu anha, e po ashtu edhe një grua tjetër, që është përmendur në suren el-Ahzab, dhe ashtu siç veproi Omeri me Ebu Bekrin (Allahu qoftë i kënaqur me ta) kur i ofroi ofertë për martesë vajzën e vet Hafsën dhe pastaj me Othmanin.

Komisioni i përhershëm për fetva
Fetvaja numër: 6400, 18/Fq.48

Përktheu: Ergin Shala