Pyetja:
Nëse personi harron të thotë tekbirin e parë (të thënët ʺAllahu ekberʺ), a duhet të
vazhdojë namazin deri në fund apo ta përsërisë atë, apo të ndalet dhe të fillojë prapë?
***
Përgjigjja:
Lavdi i takon Allahut. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Pejgamberin ﷺ.
Nëse personi harron tekbirin e parë apo sʹështë i sigurt nëse e ka thënë atë apo jo, ai duhet të thotë tekbirin menjëherë dhe pastaj të bëjë/plotësojë çfarëdo që ka zënë me tekbirin e parë. Nëse ai e thotë tekbirin pasi të ketë humbur rekatin e parë me imam, ai duhet të llogarisë se ka humbur rekatin e parë dhe ta plotësojë atë, pasi imami të japë salam. Nëse ai e përsëritë tekbirin në rekatin e tretë, ai duhet të llogarisë se ka humbur dy rekate dhe duhet të falë dy rekate, pasi imami të thotë selamin. Kjo vlen për atë që nuk është i ndikuar nga dyshimet e vazhdueshme [uesues]. Por, nëse vuan nga dyshimet e vazhdueshme, ai duhet të llogarisë sikur të ketë thënë tekbirin në fillim të namazit dhe sʹduhet të kompensojë asgjë, me qëllim që ta zemërojë shejtanin dhe ta luftojë atë dhe pëshpëritjet e tij.
Shejh ibn Baz, “Mexhmu Fetaua” 11/275