Pyetja:
Jam një fëmijë i/e re që, për shkak të gjumit, shpesh humbi namazin e akshamit e pastaj e kompensoj në mëngjes apo më vonë. Cili është vendimi mbi këtë?
***
Përgjigjja:
Nuk i lejohet askujt të jetë i shkujdesur rreth namazit ashtu që t’i ikë kohë. Nëse dikush fle, ai mund ta porosisë dikë që ta zgjojë nga gjumi, në mënyrë që ta falë namazin brenda kohës. Por, nëse këtë ia imponojnë rrethanat nga shkaku se e ka gjumin shumë të rëndë dhe ka frikë se do të mposhtet nga gjumi para se të falë jacinë, ai duhet të ngrihet disa orë para kohës së sabahut, dhe ta falë jacinë. Kjo është e lejueshme vetëm për shkak të disa rrethanave të jashtëzakonshme, si psh., nëse ka qëndruar zgjuar për disa net apo është lodhur nga sëmundja etj.
Shejh Ibn Uthejmin, “Fetaua Islamije”, vëll.2, fq. 240