Pyetja:
Kam lexuar një hadith që gjarpërinjët nuk lejohet me i mbyt nëse të hyn në shtëpi?
Përgjigjja:
Pejgamberi ﷺ ka urdhëruar që të vriten dy të zinjtë edhe nëse je në namaz: gjarpëri dhe akrepi. [1]
Por ka ardhur në hadith tjetër, ku Pejgamberi ﷺ ka ndaluar nga vrasja e gjarpërit të shtëpisë, të cilët i ka quajtur “të fshehurit e shtëpive”, të cilët janë disa gjarpërinjë të hollë, që nuk lakohen gjatë ecjes, por ecin me trupin drejt. [2]
————————————–
[1] Tirmidhiu 390, Iben Maxheh 1245
[2] Tirmidhiu 1483