Pyetja:

Në hadithe Pejgameri ﷺ e ka ndaluar të bëhet hixhret për arsye jo fetare në vendet e kufrit. Andaj, kam dy pyetje lidhur me temën:

1. Ne muslimanët që e adhurojmë Allahun e Madhëruar në vendet e kufrit, që falemi, agjërojmë apo kryejmë të tjera adhurime, a na paksohen sevapet e këtyre adhurimeve?
2. Kryesisht të gjithë kanë dëshirë për t’u kthyer në vendet e tyre, por arsyet ekonomike janë ato që na vështirësojnë kthimin. Nëqoftëse i lutemi Allahut për kushte ekonomike, punë, shëndet etj, a është e mundur që Allahu të na përgjigjet në këto lutje, sepse ne e kemi të ndaluar të qendrojmë në vendet e kufrit, pra kusht që Allahu i Madhëruar të na jap suksese është që të zbatojmë urdhërat e Tij?

***

Përgjigja:

  1. Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Unë jam i pastër (i pafajshëm) nga çdo musliman që jeton në mesin e idhujtarëve!” Dhe ky shfajësim është për rastin kur muslimanët sulmojnë një vend jomusliman dhe në mesin e tyre gjenden edhe muslimanë, të cilët vriten bashkë me ta nga muslimanët. Dijetarët kanë thënë se qendrimi në vendet jomuslimane pa arsye është i ndaluar dhe ky ndalim është edhe më i madh kur në atë vend nuk mund të praktikosh detyrimet fetare. Por në rast se qëndron për arsye të thirrjes në Islam dhe të hapjes së Islamit në atë vend, kjo është e lejuar dhe nuk ka problem, madje ka shpërblime tek Allahu sipas qëllimit dhe duke qenë se ke mundësi të zbatosh detyrimet fetare. Mund të thuhet se sot, qëndrimi i muslimanëve në vendet e kufrit, është në llogarinë e tyre dhe ata e mbajnë përgjegjesinë për këtë dhe pasojat e saj. Kurse shpërblimet për adhurimet dhe veprat e kryera në ato vende janë sipas qëllimit që ka personi që i kryen ato. Pra, mundet që njeriu të marrë sevapet në menyrë të plotë për veprat që i bën me qëllim të pastër dhe sipas rregullit të sheriatit, dhe në të njëjtën kohë të marre gjynahe për qëndrimin në atë vend, nëse ai i ka mundësitë që të largohet nga ai vend për në vendet muslimane.
  2. Kushtet për pranimin e lutjes nga Allahu janë të njohura dhe nëse ato zbatohen, atëherë Allahu e pranon lutjen e robit të Tij dhe asgjë nuk mund ta pengojë atë. Kudo që të jetë, muslimani duhet t’i lutet Allahut me sinqeritet dhe nënshtrim të plotë, dhe përgjigja e lutjes së tij është në Dorë të Allahut.

Komisioni i Përhershëm për Hulutime dhe Fetva

Përktheu: Udha e Besimtarëve