Pyetja:

A konsiderohet përngjasim me jobesimtarët vendosja e kravatës?

***

Përgjigjja:

Vendosja e kravates është një çështje për të cilën ka mospajtime në mesin e dijetarëve bashkëkohorë; disa thonë se nuk ka problem dhe të tjerë thonë se nuk lejohet, pasi që ajo është veshje e veçantë e jomuslimanëve, të cilët kanë edhe lidhje besimi me të, dhe muslimaneve nuk i lejohet t’u përngjasojnë një populli, përndryshe do të ishin njësoj si ata. Ajo që shohim më pranë të vërtetës në këte çështje, është ndalesa e vendosjes së kravatës nga muslimanët, sepse më së paku ajo është diçka e dyshimtë, dhe ne jemi urdhëruar që t’i largohemi të dyshimtave. Vendosja e kravatës nuk është as diçka e nevojshme, por nuk do t’i largohej realitetit dikush që thotë se vendosja e kravatës është nënshtrim për muslimanin ndaj kulturës jomuslimane, e Allahu e di origjinën e vërtetë të kësaj kravate. Allahu është i Gjithëdijshmi.