Pyetja:

A lejohet te falet namazi me pizhame?

***

Përgjigja:

Është e lejueshme të falet njeriu në rroba, me të cilën ka fjetur, përderisa ato janë të pastra dhe që mbulojnë avretin, edhe pse është më mirë dhe më e përsosur të vesh rroba të bukura që duken të mira për namaz. Që është respektim i urdhrit të Allahut:

O bijtë e Ademit! Merrni zbukurimet tuaj (duke veshur rrobat tuaja të pastra), në çdo xhami.” (A’raf: 31)

Nuk ka asgjë të keqe nëse falet me pizhame, nëse ato janë të pastra, qoftë nëse vije në xhami apo jo, por, nëse ato rroba do të tërheqin vëmendje dhe kritika, dhe njerëzit do të flasin rreth tij në tubimet e tyre për shkak të kësaj. Njeriu duhet të shmanget nga çdo gjë që mund të jetë një shkak i njerëzve për përgojimin rreth tij.

Ibn Uthejmin “Mexhmu’ Fetava” 12/362