Pyetja:

Pasi të marrim gusël a duhet të marrim abdes?

***

Përgjigjja:

Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin ﷺ, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Nëse muslimani është xhunub (i papastër) dhe merr gusul (pastrohet), atëherë ai nuk ka nevojë të marrë abdes pasi me gusul ai konsiderohet se ka abdes pasi Allahu i Lartësuar thotë:

O ju që besuat! Kur doni të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja deri në bërryl, fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri në dy nyjet. Nëse jeni xhunubë, atëherë pastrohuni (lahuni)!…”(Maide, 5)

Do të thotë se nëse dëshiron të falësh namaz dhe është i papastër ai pastrohet dhe me këtë konsiderohet se është i gatshëm për namaz.

Por nëse njeriu merr gusul duke mos qenë xhunub, pra pastrohet dhe e bënë nijet me marr gusul, atëherë disa prej fukahave kanë thënë se ai duhet të marrë abdes pas gusulit, por ajo që konsiderohet e saktë në këtë, Allahu e di më së miri, është se nëse merret gusuli, pa marrë parasysh a është xhunub apo jo, atëhërë nuk ka nevojë për abdes, pasi gusuli e përfshin edhe abdesin.

Allahu e di më së miri!

Alaudin Abazi