Pyetja:
Unë kam një internet kafe, dhe normalisht aty kam disa kompjuter. Pyetja ime është se a obligohem me zekat për këto kompjutera?
***
Përgjigjja:
Kompjuterat të cilët ti i posedon, në bazë të pyetjes, kuptoj se nuk janë për shitje, por për përdorim të internetit. Kjo do të thotë se nuk janë mall tregtie.
Së këndejmi, ti nuk obligohesh me zekat për këto kompjuter, sepse ato e kanë statusin e makinave në një fabrikë, që zekati jepet për profitin apo vetë prodhimin e makinave, por jo edhe për makinat.
Pra, ti do të japësh zekat për profitin që ta sjellin kompjuterët, por jo edhe për kompjuterët. Mirëpo, nëse ti edhe shet kompjuter, atëherë do të japësh zekat për ato kompjuter, sepse konsiderohen mall tregtie.
Allahu e di më së miri.
Dr. Bashkim Aliu