Pyetja:
Nëse njeriu është duke u falur, dhe hynë dikush në dhomë apo në vendin ku kryhet falja, dhe jep selam, a do ta kthej selamin në vetvete?
***
Përgjigjja:
Nëse njeriu është duke u falur, nuk bën të preokupohet me kurrëgjë tjetër jashta namazit, dhe duhet që ta përkushtojë tërë vëmendjen e vetë në namaz, mos lejojë që të kontrollojë çdo gjë që ndodh rreth tij dhe të përqëndrohet me vëmendjen e vetë në ata që hyjnë apo dalin në vendin ku falet ai.
Mirëpo, nëse dikush e përshëndet, derisa ky gjindet në namaz, ai nuk bën ta kthejë selamin-përshëndetjen me fjalë, bile edhe nëse këtë e bën në vetvete. Kjo, gjegjësisht kthimi i selamit me fjalë, është i ndaluar dhe ky është mendimi i xhumhurit-pjesës dërmuese të dijetarëve.
Dijetarët kanë polemizuar për diçka tjetër, gjegjësisht për atë se a bën ta kthejë selamin vetëm duke e ngritur dorën.
Disa kanë thenë se lejohet ta kthejë selamin me ngritjen e dorës, edhe pse është duke u falur, kurse pjesa më e madhe e dijetarëve përsëri edhe këtë e ndalojnë.
Për atë, ma mire është që as me dorë mos e kthejë, por pasi të përfundojë me namazin, ia kthen selamin atij që ka dhënë selam.
Allahu e di më së miri.