Pyetja:

A bën të shkohet në haxh mbi moshën shtatëdhjetëvjeçare?

***

Përgjigjja:

Me kryerjen e haxhit një herë në jetë obligohet çdo musliman i moshës madhore, i shëndoshë mendërisht dhe fizikisht, që posedon pasuri të mjaftueshme për t’i mbuluar shpenzimet e udhëtimit si dhe nevojat materiale të familjes derisa të kthehet nga udhëtimi.

Mosha minimale për kryerjen e haxhit në Islam është mosha e pubertetit, ndërsa mosha maksimale nuk është e përkufizuar.

Pra, muslimani moshërritur, nëse ka shëndet të mirë dhe pasuri të mjaftueshme, obligohet me kryerjen e haxhit, pa marrë parasysh çfarë moshe ka.

Por nëse na parashtrohet pyetja se në cilën moshë është më mirë të kryhet haxhi, në rini apo në pleqëri, atëherë themi se haxhin duhet ta kryejmë në moshë sa më të re, ngase në haxh përveç kushteve të tjera kërkohet edhe fuqia fizike, se pleqtë lodhen më shumë dhe kanë vështirësi më të mëdha.

Allahu e di më së miri.

Dr. Shefqet Krasniqi