Pyetja:
A lejohet lëshimi i rrobës nën kyçin e këmbëve?
***
Përgjigjja:
Lëshimi i rrobës nën kyçin e këmbës nuk lejohet, është e ndaluar dhe është prej mëkateve të mëdha. I Dërguari i Allahut [ﷺ] ka thënë: “Ajo që është nën kyçin e këmbëve është në zjarr.” [1]
Lëshimi i rrobës nën kyçin e këmbës është prej mëkateve të mëdha, dhe ajo pjesë do jetë në zjarr siç ka thënë Profeti ﷺ. E nëse bëhet me mendjemadhësi (fudullëk), atëherë dënimi është më i rëndë; dënimi për lëshimin e rrobës dhe dënimi për mendjemadhësinë (fudullëkun).
Shejh Salih el Feuzan
—————————
[1] Buhariu