Pyetja:

A lejohet të mbahet një Kuran i vogël i varur në makinë?

***

Përgjigja:

Jo, nuk lejohet, sepse është mungesë edukate me Kuranin famëlartë. Nuk ka zbritur kurani për t’u bërë aksesor zbukurimi dhe bizhuteri e makinave apo e lokaleve. Allahu i Madhëruar në Kuranin famëlart ka thënë:

“Lexo çka të është shpallur ty nga libri i Zotit tënd! Nuk ka kush që mund t’i ndryshojë fjalët e Tij dhe pos Tij, nuk mund të gjesh strehim.” Kehf: 27

Kurani ka zbritur për diçka shumë më të rëndësishme, për t’u lexuar, për t’u mësuar, për t’u studiuar, për t’u zbatuar, për t’u kuruar me të, për t’u arbitruar tek ai. Dhe nuk ka zbrit Kurani që të trajtohet si bizhuteri.

Allahu e di më së miri.

Dr. Imam Ahmed Kalaja