Pyetja:
A lejohet vendosja e dhëmbëve të florinjët?
***
Përgjigjja:
Duhet ta dimë se dhëmbët e florinjtë nuk duhet vënë vetëm se në rast nevoje. Nuk lejohet që dikush të vendosë dhemb floriri për zbukurim, përjashto rastin e grave nëse është bërë zakon që të zbukurohen duke vendosur dhëmbë prej floriri. Kjo gjë u lejohet grave. Ndërsa për burrat nuk lejohet kurrsesi vetëm se në rast nevoje.
Shejh Uthejmini, “Lika el Bab el Meftuh” 28/ pyetja me nr. 5