Pyetja:
A ta adhurojë Allahun për ta fituar xhenetin apo për të fituar kënaqësinë e Tij?
***
Përgjigjja:
Arritja e kënaqësisë së Allahut dhe hyrja në Xhenet janë dy gjëra të pandara. Nëse arrihet hyrja në Xhenet arrihet dhe kënaqësia e Allahut.
Allahu i Lartësuar e përshkruan Profetin e Tij ﷺ dhe shokët e tij në fjalën e Tij (duke thënë): “Muhamedi është i Dërguar i Allahut. Ata që janë me të, janë të ashpër ndaj jobesimtarëve e të mëshirshëm midis tyre. I sheh ata si përkulen dhe bien në sexhde, duke kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë e Allahut.” (Fet’h: 29)
Ata e adhurojnë Allahun e Lartësuar me qëllim që të arrijnë (fitojnë) këtë shkallë (gradë): mirësinë dhe kënaqësinë e Allahut.
Shejh Uthejmini, “Fetaua suvalun alal-Hatif”, vëll. 1
Përshtati: Unejs Sheme