Pyetja:
Ç’është agjërimi visal (agjërimi i vazhdueshëm), dhe a lejohet?
***
Përgjigjja:
Agjërimi visal është kur njeriu nuk çelë iftar dy ditë d.m.th. agjëron dy ditë pakëputur. Pejgamberi ﷺ, ka ndaluar nga ky lloj agjërimi dhe ka thënë: “Kush dëshiron të vazhdojë agjërimin, le ta vazhdon atë deri në syfyr.” [1]
Vazhdimi deri në syfyr është i lejuar por jo edhe i preferuar, sepse Pejgamberi ﷺ, ka nxitur në shpejtimin e iftarit dhe ka thënë: “Do të vazhdojnë njerëzit në hajr, përderisa e shpejtojnë iftarin..” [2]
Por ua ka lejuar që të vazhdojnë agjërimin vetëm deri në syfyr. E kur i thanë: “O i Dërguar i Allahut, ti e vazhdon agjërimin, tha: “Unë nuk jam si ju.” [3]
Shejh Ibn Uthejmin, “Kushtet e fesë” fq. 431
———————————————
[1] Buhariu (1967)
[2] Buhariu (1957); Muslimi (1098)
[3] Buhariu (1922); Muslimi (1102)