Pyetja:

Çfarë të bëjë kur më vijnë mendime të këqija?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin, të Dërguarin e Tij, ﷺ.

Veset dhe mendimet e këqija janë cytje nga shejtani i mallkuar dhe atyre nuk duhet dhënë hapësirë. Besimtari nuk duhet t’u kushtojë vëmendje këtyre mendimeve dhe vesveseve, pasi nuk kanë asnjë pasojë. Kjo është diçka që u ndodh dhe e përjetojnë njerëzit e mirë, prandaj dhe nuk ke përse mërzitesh, por trajtoi duke ndjekur këshillat e mëposhtme:

1 – Thuaj Amentu bilah, (I besova/ dorëzova Allahut), pastaj kërko mbrojtjen e Allahut nga shejtani (Eudhu bil-lahi minesh shejtani raxhim).
Allahu i Madhëruar thotë: ”Nëse djalli fillon të të ngacmojë, kërko mbështetje te Allahu. Me të vërtetë, Ai i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.” (Fussilet: 36)
2 – Fryrja sikur pështyn në krah të majtë, tre herë.
3 – Ndërprit të menduarit. Kjo, duke mos lejuar që të zhytesh thellë e më thellë në këto ide dhe mendime. S’ke përse përhumbesh në këto mendime dhe vesvese.

Disa nga shokët e të Dërguarit të Allahut ﷺ, vajtën dhe iu ankuan lidhur me këto mendime dhe vesvese, të cilat u dukeshin shumë të rënda. I Dërguari i Allahut ﷺ i pyeti: ”A i keni përjetuar këto?” I thanë: “Po”. I Dërguari i Allahut u përgjigj: ”Ky është besimi i qartë.” [1]

Dr. Shefqet Krasniqi

———————————————-

[1] Muslimi