Pyetja:

Jam një musliman i konvertuar por prindërit e mi nuk e dijnë këtë. Në dhomën ku e fali namazin e sabahut ka disa fotografi të gjyshërve të babait tim në pjesën ku mua më duhet të drejtohem nga kibla, nuk mundem t’i heq ato ngase prindërit do më pyesin. Andaj a lejohet ta fal namazin e sabahut në këtë dhomë?

***

Përgjigjja:

Duhet t’i mbulosh ato fotografi nëse ke mundësi derisa të falesh. Përndryshe lejohet të falesh aty për shkak të gjendjes në të cilën gjindesh, ndërsa në rrethana normale duhet larguar ato nga aty. Allahu i Madhëruar thotë: “sa të keni mundësi ruajuni prej dënimit të Allahut…” (Tegabun: 16)

Shejh Asim el Hakim

Comments are closed.