Pyetja:
A ka gjynah personi i cili e ndalon gruan apo vajzën nga bartja e shamisë?
***
Përgjigjja:
Kushdo që e pengon dikë nga kryerja e ibadeteve, qofshin ato urdhëresa apo ndalesa të Allahut, si rasti në fjalë, e mbart mbi supe njërin nga mëkatet më mëdha dhe ata persona bëjnë pjesë në ajetin ku Allahu i Madhëruar thotë: “E kush mund të jetë më mizor se ai që në xhamitë e Allahut pengon të përmendet emri i Tij (të bëhet ibadet)”? Të tillët i ftojmë të pendohen te Allahu dhe meqë vet nuk i zbatojnë urdhëresat apo ndalesat e Allahut të paktën të mos bëhen pengesë për të tjerët.
Hoxhë Remzi Isaku
Comments are closed.