Pyetja:

Si t’i edukojmë sipas islamit fëmijët tanë në Perëndim?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Pejgamberin ﷺ

Edukimi sipas islamit i fëmijëve që jetojnë në Perëndim është sfidë, sepse atje ka kulturë plotësisht tjetër dhe rreziku për asimilim është permanent. Prindërit duhet punuar shumë në këtë drejtim, duke i këshilluar ata vazhdimisht për çuarjen në vend të urdhërave të Allahut dhe qëndrimin larg ndalesave, duke i marr ata në xhami, duke i dërguar në ligjërata fetare, etj. Fëmijët duhet këshilluar për të mos u shoqëruar me jomuslimanët, por atyre duhet përzgjedhur shoqëri islame. Perëndimi përkundër kushteve të mira financiare që ofron për shtetesit e saj, atje fatkeqësisht ekziston rreziku për ta denigruar moralin dhe fenë.

Dr. Shefqet Krasniqi

Comments are closed.