Pyetja:

A ka ndonjë ndalesë fetare sa i përket postimit të reklamave në faqet e internetit?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut.

Nuk ka asgjë të keqe të krijosh një faqe interneti për të publikuar reklama, përderisa këto reklama u përmbahen udhëzimeve islame, që do të thotë se ato nuk përmbajnë imazhe të grave, apo muzikë, dhe nuk promovojnë blerjen e gjërave haram si alkooli, mish derri apo gjëra të tjera haram, dhe ato nuk promovojnë transaksione bankare të bazuara në kamatë, apo faqe interneti për lloje të korruptuara të turizmit, apo gjëra të tjera të dyshimta. Duhet të mbani mend se në punën që bëni ju është besuar mbrojtja e moralit, pasurisë dhe nderit të muslimanëve.

Pra, nëse kujton se Allahu i Lartësuar po të shikon në reklamat që i publikon, atëherë do ta kesh përmbushur amanetin, por nëse dështon dhe ndihmon në përhapjen e asaj që është haram dhe e prishë shoqërinë, atëherë do të keni qenë të pakujdesshëm dhe të pamatur dhe do të keni tradhtuar besimin. Allahu i Madhëruar thotë: “O ju që besuat, mos e tradhtoni Allahun dhe të Dërguarin dhe mos tradhtoni amanetet tuaja, duke e ditur (pasojën). (Enfal, 27). Allahu e di më së miri.

Islamqa.info

Comments are closed.