Pyetja:

A konsiderohen besëtytni kruarja e dorës, lëvizja e syrit etj?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Pejgamberin ﷺ.

Të gjitha ato si: kruarja e dorës – ke për të shpenzuar para, dhimbja e veshit, lëvizja e syrit etj., janë gjëra për të cilat nuk ka bazë në sheriatin islam dhe si të tilla konsiderohen besëtytni, shirk i vogël. Këto besëtytni janë të përhapura te pjesa e popullit e cila nuk është praktikuese e fesë islame dhe jetojnë në injorancë. Muslimani duhet të ketë bindje se Allahu është Ai që dhuron dhe Ai që furnizon dhe jo të besoj në gjëra koti.

Hoxhë Zejd Haziri

Comments are closed.