Pyetja:
A mund të fali namaz nate edhe pas kohës së imsakut?
***
Përgjigjja:
Koha e namazit të natës është derisa të hyjë koha e namazit të sabahut. Tek ne imsaku është pak më herët se sa të hyjë koha e namazit të sabahut, të paktën 20 minuta apo gjysëm ore.
Prandaj bën të falësh namazin e natës edhe pas imsakut por jo më shumë se 20 minuta ngase pastaj duhet përfunduar namazin e natës me namazin e vitrit dhe më pas të presim për faljen e namazit të sabahut.
Hoxhë Enis Rama
Comments are closed.