Pyetja: Çfarë dallimi ka midis ‘Zotimit’ dhe ‘Betimit’? Cila prej tyre është më e rëndë? Po në qoftë se dikush thotë: “Zotohem para Allahut që nuk e bëj më atë punë!” – E pastaj e bën përsëri, a konsiderohet kjo thyerje e betimit dhe a obligohet me shlyerje?
Përgjigjje: Nëse dikush thotë: “Zotohem para Allahut…, apo thotë: “Betohem për Allahun… ose thotë: Jap besën para Allahut se nuk do ta bëj më atë punë!”; të gjitha këto konsiderohen njësoj ‘betime’ dhe në rastin kur personi nuk e mban fjalën e dhënë, obligohet me shlyerje të thyerjes së betimit. Allahu i Madhëruar thotë:
“Allahu nuk ju ndëshkon për betimin që e bëni pa qëllim, por ju ndëshkon për betimin e bërë me qëllim. Larja e gjynahut për thyerjen e betimit është: ushqyerja e dhjetë të varfërve me mesataren e ushqimit të familjes suaj ose t’i vishni ata, ose të lironi një skllav. Ai që nuk gjen mundësi për këto, le të agjërojë tri ditë. Kjo është shlyerja për thyerjen e betimeve tuaja, nëse betoheni.” El Maide: 89
[Komisioni i Përhershëm i Fetvave]
Abdul Aziz bin Baz
Abdullah bin Gudejan
Salih el Feuzan
Abdul Aziz Al esh Shejh
Bekr ebu Zejd
Përktheu: E. Ajdini