Pyetje: A ekzistojnë shumë mënyra të faljes së namazit? A është e pranueshme secila mënyrë ose ekziston
vetëm një mënyrë e saktë?

Përgjigje: Në çarshinë tonë mund të gjeni shumë libra që flasin se si duhet të falemi. Shumë prej tyre përmbajnë një ose më shumë hadithe që nuk janë autentike. Ekziston vetëm një mënyrë kryesore e faljes së namazit. Pejgamberi salallahu alejhi we selem ka thënë: “Faluni ashtu siç më keni parë mua duke u falur.” Duhet të falemi ashtu siç është falur i Dërguari i Allahut. Pjesët kryesore të namazit sikurse, pozita e duarve, qëndrimi në këmbë, rukuja dhe sexhdja kryhen vetëm në një mënyrë të drejtë. Mirëpo, ekzistojnë disa pjesë të caktuara të namazit që mund t’i kryeni në shumë mënyra. Në ruku mund të thoni: Subhane rabbijel-adhim/ Qoftë i lavdëruar Allahu i Lartësuar!- por mund të thoni: Subhane rabbijel-adhim ve bi hamdihi/ Qoftë i lavdëruar Allahu i Lartësuar dhe falënderimet i takojnë Atij. Mund të zgjidhni mes dhikreve të ndryshme. I Dërguari i Allahut salallahu alejhi we selem ka falur një, psë, shtatë, ndërsa më së shpeshti tre reqate të namazit të vitrit. Pra, të disa gjëra mund të zgjedhim se si do të veprojmë. Mirëpo, skeleti i namazit: qëndrimi në këmbë, ulja, përkulja dhe sexhdja kryhen vetëm se në një mënyrë që është përshkruar nëpër hadithe.

Dr. Zakir Naik
* Shkëputur nga libri Islami në qendër të vëmendjes