Pyetje: A duhet që edhe gruaja ta lexojë duan:
بِسْمِ الله، الَّلهُمَّ جَنِّبْناَ الشَّيْطاَنَ، وَ جَنِّبِ الشَّيْطاَنَ ماَ رَزَقْتَناَ
“Me emrin e Allahut. O Allahu im, na e largo shejtanin prej nesh dhe prej atij që do të na furnizosh.”
Kur bën marrëdhënie intime me burrin e saj?
Përgjigje: Kjo lutje është ligjësuar për burrin kur ai dëshiron të ketë marrëdhënie me gruan e tij. Ibn Abbasi (radijAllahu anhu) ka transmetuar se profeti ﷺ ka thënë:
أَمَا إِنَّ أَحَدَكُمْ إِذَا أَتَى أَهْلَهُ، وَقَالَ: بِسْمِ اللَّهِ، اللَّهُمَّ جَنِّبْنَا الشَّيْطَانَ وَجَنِّبِ الشَّيْطَانَ مَا رَزَقْتَنَا، فَرُزِقَا وَلَدًا لَمْ يَضُرَّهُ الشَّيْطَانُ
“Kur ndonjëri prej jush kanë dëshiron të ketë marrëdhënie intime me gruan e tij, le të thotë: “Me emrin e Allahut. O Allahu im, na e largo shejtanin prej nesh dhe prej atij që do të na furnizosh.” Nëse u jepet fëmijë, shejtani nuk do të mund ta dëmtojë atë.” Transmeton Bukhari, Muslimi dhe autorët e librave të katër Sunneneve dhe të tjerët.
Megjithatë, lejohet që edhe gruaja ta bëjë këtë dua. Ngase në parim, asgjë nuk është specifike për burrin.
“Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”
Burimi: El-Fataua el-Kajjimeh lil-Usratil-Muslimeh, fq. 13. Përmbledhur nga: Sa’d Abdul-Gaffar Ali
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com